Pronari i KF Hysit është z. Hysen Sadiku

 

 

Hysen Sadiku është njërit prej atyre njerëzve të rrallë i cili në futbollin e Kosovës bëri emër duke themeluar një klub të ri futbollit. Për të realizuar një ëndërr të tillë, duhet patjetër guxim, idealizëm por edhe fisnikëri për tu përballur me sfidat e kohës.
 
Hysen Sadiku, shkollën fillore dhe atë të mesme i përfundoi në Podujevë dhe se qysh në fëmijëri atij i pëlqeu shumë zanati i tregtisë, të cilin tani edhe e ka përvetësua më krenari. Fillimisht veprimtaria e tij prej tregtari ishte e shtrirë vetëm në qytetin e Podujevës por më vonë kjo kaloi në Prishtinë edhe në Fushë Kosovë. Z. Sadiku gjatë funksionimit të tij si tregtar i janë mundësuar vizita të shumta tregtare në pjesë të ndryshme të botës si në Kinë, Japoni, Turqi, Itali, etj.
 
Sot, salloni Hysi që gjendet në Prishtinë konsiderohet si njëri ndër sallone më të mira dhe me të pajisura në Kosovë. E tërë kjo vjen si rezultat i menaxhimit efikas dhe profesional që bënë z. Sadiku. Biznesit ja filloi në vitet 1990 ku fillimisht u mor me tregti të vogël, kryesisht me gjëra ushqimore e pastaj duke u transformua në kompani më të madhe dhe me serioze në Kosovë. Fillimisht Hyseni filloi të funksionoi në Podujeve duke hapur dyqanin e parë më të furnizuari atje me gjëra ushqimore dhe poashtu ai ishte më i frekuentuari falë menaxhimit të suksesshëm të tij. Duke qenë menaxher i suksesshme në ndërmarrjen e tij ai shumë shpejt ndërmarrjen e tij të vogël e kthen në ndërmarrje me shumicë por ndërkohë duke u rritur prania e pushteti serb në Kosovë ai detyrohet të largohet nga Kosova dhe shkon për të vepruar në Bullgari, përmes së cilës arrin të vizitojë Kinën e largët nga ku fillon edhe zhvillimin e tregtisë me shumicë në drejtim të Bullgarisë.
 
Pas forcimi në biznesit të tij në Bullgari, Hysen Sadiku vendos që në vitin 1997 të kthehet në Kosovë por nuk kalon shumë kohë dhe ai detyrohet prapë të largohet nga Kosovë por kësaj radhe vendos të shkoj në qytetin bregdetarë të Ulqinit. Aty angazhohet në biznes dhe tregti ushqimore për një periudhë të shkurtë kohore, ku e hapë një qendër tregtare.
 
Me tu kthyer në Kosovë, z. Hysen Sadiku vendoset në qytetin e Podujevës e më vonë në Prishtinë për të vazhduar me bizneset e tija në lokalet e ndërtesës së Eximkoss. Përpos gjërave ushqimore ai vendosë të merret biznesin e tekstilit.
 
Z. Sadiku gjithashtu gjatë luftës ka zhvilluar kontakte bashkëpunimi edhe me ish ushtarët e UÇK-së në zonën e Llapit. Kurse gjatë bombardimeve të NATO-së, z. Sadiku i gjendur në Prishtinë përmes rrugëve të ndryshme ilegale vendoset në qytetin e Shkupit ku deri në përfundim të bombardimeve. Z. Hysen Sadiku poashtu ka kontribuar shumë edhe në dokumentimin e fakteve të luftës së fundit të zhvilluar në Kosovë duke përkrahur për botim vepra me peshë kombëtare.
 
z. Hysen Sadiku ishte ai i pari i cili me forcat e veta personal vendosi të përkrah Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) me ç`rast ofroi përkrahje në ofrimin e inventarit për kazermën e TMK-së që gjendet në fshatin Llukar të Prishtinës. Poashtu edhe në aspektin e zhvillimit të muzikës kushtuar ish luftëtarëve të UÇK-s, Hysi ofroi përkrahje financiare në ketë drejtim duke përkrahur botimin e disa këngëve heroike. Gjithashtu duke ofruar përkrahje teknike për TMK-së përmes kompanisë së tij, HYSI ofroi mobilimin e zyrave të shtabit të zonës së V të TMK-së në Prishtinë.
 
Pas vitit 2004, Hysen Sadiku shtriu biznesin e vet edhe më shumë në Kosovë. Ky biznes është i shtrirë në dy fusha si në atë të tregtisë me mobile dhe atë të ndërtimtarisë. Aktualisht në Prishtinë, Hysi është duke ndërtuar Qendrën me të madhe tregtare afariste banesore në Kosovë.
 
z. Hysen Sadiku konsiderohet personalitet i veçantë, komunikativ, miqësor, i matur, i afërt, i shoqërueshëm, i përmbajtur, shumë inteligjent por edhe modest. Ai konsiderohet njeri i fjalës, i aksionit por edhe shumë këmbëngulës në arritjen e synimeve të tija në biznes.
 
z. Hysen Sadiku përpos KF Hysi, ka përkrahur shumë edhe funksionimin e punës së KF Besiana, ku konsiderohet se pa ketë përkrahje ky klub gjatë stinorit të vitit 2002-2003 nuk do të mund të arrinte të bëhet kampion në kampionatin e futbollit në Kosovë.
 
Pseudonimi i Hysen Sadikut është Hysi, gjatë punës së tij ai fitoi popullaritet të madh në vendin e tij atëherë udhëheqësit e klubit vendosen që definitivisht klubit të ja vendosin emrin e pronarit dhe njeriut i cili kontribuoi shumë për futbollin e vendit duke e pagëzuar ekipin KF Hysi. sq