Klubi

 

Klubi Futbollit Hysi është themeluar në vitin 2002 nga biznesmeni i njohur z. Hysen Sadiku i cili njëherit është pronar i klubit.

KF Hysi ka stadiumin e vet të ndërtuar enkas për këtë klub në Merdarë të Podujevës. Duhet potencuar se të gjitha mjetet financiare për rregullimin e këtij stadiumi sipas standardeve të kërkuara janë kontribute personale të Presidentit të Kompanisë “Hysi.”

Gjatë vitit 2009 suksesin më të madh në futboll e ka arrit KF Hysi pasi ka shënuar fitore të merituara në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll në ndeshjen e luajtur kundër Prishtinës me rezultat 2:1.

Sukseset e vitit 2009 u kurorëzuan kur Federata e Futbollit e Kosovës, bëri publike listën e futbollistëve më të mirë për vitin 2009. Kjo u bë në bazë të vlerësimit të 12 trajnerëve të Raiffeisen Superligës së Kosovës, dhe më këtë rast pra mesfushori i Hysit, Mentor Zhdrella, u shpall futbollisti i vitit në Kosovë. E në anën tjetër edhe futbollisti tjetër i Hysit, Enis Zabërxha, u shpall golashënuesi më i mirë me 21 gola të shënuara. KF Hysi u shpall edhe  klubi më “fair-play”. Ndërsa në top dhjetë lojtarët më të mirë të vitit pos Labinot Zhdredhës dhe Enis Zabërxhës ishte edhe lojtari Labinot Osmani. Ky ishte një sukses mjaft i madh i KF Hysit të cilën e dëshmojnë edhe këto çmime të shumta të fituara nga Klubi Futbollistik Hysi për vitin 2009.

Aktualisht shtabin teknik të K.F Hysi e përbëjnë:

 

 

 

 

 

Luan Prekazi,

është shef i shtabit teknik: Karrierën e futbollistit e filloi në KF Trepça pastaj në Partizan, KEK, etj. Ndërsa në cilësinë e trajnerit z. Prekazi ishte pjese e klubeve si KF Trepça, KF Prishtina, Ramiz Sadiku, Flamurtari, Besiana dhe KF Hysi e ku ne kete të fundit ishte pjesë e fitores së kupës së Kosovës.

Stinori vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll, edicioni 2007-2008, KF Hysin e gjeti mirë të përgatitur në të gjitha aspektet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fadil Ademi,

është Ndihmës Trajner i KF Hysit, ka lindur në Lipjan me 23.09.1971, është futbollist shumë vjeçar i KF 2 Korrikut, KF Dritës në Gjilan, Besianës, Ulpianës dhe KF Hysi-it. Reprezentues i Kosovës gjatë viteve 1995-2002. Tani në postin e trajnerit ndihmës në ekipin e parë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jusuf Deda,

është Trajner i Portierëve, ka lindur në Buricë me 24.05.1956 ai regjistron shkollën e lartë për edukatë fizike ku në vitin 1981 të cilën e përfundon me sukses më pas diplomohet në Fakultetin e Arsimit Fizik në vitin 1985 në Prishtinë. Deda karrierën e vetë fillimisht e fillon me Besianën e Podujevës dhe më vonë kalon në KF Llapi, ku për disa vite ishte portier i këtij klubit llapjan. Më pastaj Deda kalon në KF Arbëria, KF KEK-u, KF Besiana dhe për të përfunduar në KF Hysi në cilësinë e trajnerit të portierëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Arianit Krasniqi,

është mjeku i KF Hysit, ka lindur më 17.09.1986 në Prishtinë dhe se në kuadër të KF Hysit ai kryen detyrën e Fizioterapeutit të klubit. Nga viti 2000 deri 2004 vijojë shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë në degën e fizioterapisë e poashtu ai ka ndjekur edhe shumë kurse e ku vlen të potencohet ai i ndjekur në Qendrën e mjekësisë në departamentin e fizioterapisë.