Stadiumi

 

Sfida e radhës: Ndërtimi i stadiumit të futbollit “Hysi”

 
Sfida me të cilat ballafaqohej KF Hysi që nga themelimi ishte mungesa e hapësirave për funksionimin e klubit në të gjitha aspektet. Dhe jo kot thuhet se veprat janë ato të cilat e përcaktojnë karakterin e individit, pozitën e tij në shoqëri, autoritetin dhe gjithçka tjetër. Edhe këto ishin përcaktuese për veprimin profesional të ekipit të KF Hysit por fal angazhimit të pa ndalur të Presidenti të kompanisë, Hysi, z. Hysen Sadiku edhe kjo vepër u bë realitet dhe tash KF Hysi ka mundësi dhe ka vend ku mund të përgatitet maksimalisht për ndeshjet e saja ne Superligën e Kosovës në futboll.
 
Stadiumi i ndërtuar nga z. Hysen Sadiku është vepër e cila pa dyshim se do të lejë gjurmë në zhvillimin e futbollit të Kosovës sepse me forcat vetanake u arrit të ndërtohet një stadium i tillë për veprimtarinë e KF Hysit. Kjo do të luaj rol shumë të madh në arritjen e fitoreve të KF Hysit në arenën sportive të Kosovës. Ëndrra e z. Sadiku po bëhet realitet si dhe premtimi i tij tanimë është vepër që edhe po preket dhe po shfrytëzohet.
 
Ndërtimi i këtij stadiumi filloi të bëhet realitet me 29 prill 2005. Faza e dytë e ndërtimit të kësaj vepre ka filluar në vitin 2006, faza më e rëndësishme e këtij stadiumi. Së pari u bë rrethimit i terrenit, vendosja e barit natyror që u soll nga Piroti. Ky stadium ofron mundësi edhe më shumë siç janë; hapësirat e brendshme për lojtarët, restoranti dhe se tani ndërtimet në këtë stadium kanë hyrë në fazën e tretë të rregullimit të tij ku po punohet shumë në ngritjen e tribunave, aftësimi i dhomave për pushim të lojtarëve dhe shikuesve, vendosja a reflektorëve për zhvillimin e ndeshjeve edhe gjatë natës, të gjitha këto sipas standardeve evropiane.
 
Duhet potencuar se të gjitha mjetet financiare për rregullimin e këtij stadiumi sipas standardeve të kërkuara janë kontribute personale të Presidentit të Kompanisë, Hysi.